Emiljano Shullazi dhe shoku i tij, Gilmando Dani kanë kallëzuar penalisht ish-Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku si dhe ish-Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Kallëzimi në fjalë është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit te detyrës”, pasi e kanë quajtur të padrejtë izolimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS.Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar për ‘BalkanWeb’ se ende gjykata nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar nëse është apo jo i drejtë urdhri i Ministres së Drejtësisë.

Ndërkohë, kundër transferimit në në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS janë dhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela si dhe Blerim Shullazi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb