Një familje shqiptare pasi ka refuzuar totalisht fejesën e vajzës së saj me një djalë maroken, ka shkuar deri te përplasjet fizike.

Mediat italiane raportojnë se çifti, një vajzë 18-vjeçare dhe djali 21-vjeçar nga Maroku ishin në një lidhje dashurie, që kundërshtohej nga familja e shqiptares.

Mbrëmjen e djeshme dy të rinjtë kishte dalë për një shëtitje me motrën e 21-vjeçarit, ndërsa janë përballur në rrugë me xhaxhain e vajzës dhe gruan e tij dhe disa miq. Kaq mjaftoi që familjarët e vajzës të nisnin ofendimet, që kaluan deri në përleshje fizike. Mes sherrit të dhunshëm u dëmtua dhe vajza, e cila u qëllua me shuplakë dhe u kap prej flokësh.

Ndërkohë, një tjetër familjar i vajzës, një 32-vjeçar ka kërcënuar me thikë çiftin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: