McDonald’s deklaroi se do të largohet nga tregu rus dhe ka filluar një proces për të shitur biznesin e tij në vend, ndonëse ushtronte aktivitetin prej 30 vitesh në këtë shtet.

Në mars, zinxhiri i ushqimit të shpejtë tha se po mbyllte përkohësisht rreth 850 restorante në Rusi në përgjigje të pushtimit të vendit të Ukrainës, raporton BBC.

“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s. Si pjesë e vendimit të McDonald’s për t’u larguar, kompania “po procedon shitjen e të gjithë portofolit të saj të restoranteve McDonald’s” në Rusi te një blerës vendas”, thuhet në deklaratë.

Restorantet e McDonald’s në Ukrainë mbeten të mbyllura, ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: