Është mbajtur sot në Tiranë një protestë kundër politikave shoviniste serbe. Protesta vjen pak ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërkoi futjen e trupave në Kosovë.

Protestuesit, aktivistë të lirë dhe nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit kanë protestuar paqësisht për tensionet në veri të Kosovës me serbët.

Ata kërkojnë që Serbia të heq dorë nga kjo sindromë brez pas brezi duke i provokuar. “Jemi paqësor dhe jo agresiv”, kanë qenë thirrjet e tyre, teksa janë shfaqur me flamurin kuqezi me hartën e trojeve shqiptare para ndarjes së 1913 dhe figurat kryesore shqiptare që nga Gjergj Kastrioti, te Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari.

Protestuesit kanë bërë thirrje për bashkim. “Jemi një”, shkruajnë protestuesit në parullat e tyre, teksa kanë folur për krimet serbe në Kosovë dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb