Banorët e Bërxullës e kanë zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës, ndërsa kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë.

“Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve.

Po na soset durimi. Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik. Po t’i punojmë tokat, nesër do vijnë ta na i prishin. Se dimë se ku do të përfundojmë nesër. Afati ynë është deri të martën. Dallëndyshe Bicit i japim 1 javë kohë.”, tha një prej banorëve.

Një tjetër qytetar theksoi se prej vitesh nuk ka marrë asnjë zgjidhje nga institucionet, ndërsa akuzoi Dallëndyshe Bicin se ka marrë 4 mln lekë dhe se sipas tij kryeministri Edi Rama bën sikur nuk  e di.

“Ky është një dokument që lëviz ka 16 vite që hyn e del te Hipoteka, si është problemi. Ja te Ademi, ik te shteti. Një përgjigje që më kthen Hipoteka e Lames, duke gënjyer popullin e zonës së Bërxullë, në fushatë elektorale se do bëjë legalizime. Zonja Bici deri më tani ka shtirë në dorë deri tani mbi 4 milionë lekë, drejtësisë i kam dhënë diçka të vogël. Përditë informohemi nga ju, ne nuk shohim unaza me diamante. Baba Rama bën sikur nuk di, ne punojmë për bukën e gojës. Vidhet çdo ditë, si në Bërxullë, Vaqar etj, jetën e kemi para frikës, këta çfarë nuk bëjnë, edhe Enveri kështu i hante një nga një. I bëj thirrje të gjithëve që kanë shpirt e zemër të bashkohen me të drejtën”, u shpreh protestuesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: