Disa dhjetëra kundërshtarë të presidentit francez, Emmanuel Macron u mblodhën dje para teatrit parizien, ku ai po kalonte mbrëmjen, dhe kanë tentuar të hyjnë, por janë ndaluar nga forcat e sigurisë, sipas disa burimeve.

“Rreth 30 persona kanë tentuar të hyjnë në teatrin e “Bouffes du Nord”, theksoi rrethi i çiftit presidencial.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili së bashku me bashkëshorten ndoqën një shfaqje, u sigurua për disa minuta dhe më pas u kthye për të parë shfaqjen deri në fund. “Manifestuesit nuk arritën të hyjnë”, konfirmoi Prefektura e policisë në Paris.

Gjithsesi policisë iu desh t’i vinte në ndihmë presidentit dhe gruas së tij nga dhjetëra protestues të zemëruar për reformat e tij të pensioneve.
Pati përleshje ndërsa demonstruesit hodhën parulla kundër reformave të presidentit dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb