Janë ngritur sërish në protestë banorët e lagjes ‘5 Maji’, të Paskuqanit dhe të Laprakës në Tiranë, banesa e të cilëve janë kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të zgjerimit të Unazës së Madhe apo dhe procesit të rindërtimit. Protestuesit janë vendosur para bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë që t’u jepet informacion.

“Po na grabiten banesat. Grabitje me forcën e shtetit. Janë 150 banesa që do të dalin tani, që pritet të shemben.”, tha një prej protestuesve. Ndërkohë një tjetër i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të respektojë marrëveshjen para votimeve, ku sipas tij garantoi se këto marrëveshje do bëhen sipas ligjit.

“Ne kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë. Asnjë banor që iu është pritur shtëpia, apo ata që presin, nuk është bërë asnjë marrëveshje me bashkinë. Të vetmet marrëveshje që janë bërë janë ato të tetorit, të cilët janë zhgënjyer dhe i janë bashkuar protestës tonë. Në kundërshtim me ligjin, Bashkia e Tiranës ka prishur shtëpitë. Ne jemi drejtuar këtu për të gjetur një zgjidhje.”, tha një tjetër protestues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb