Mbi 7 mijë biznese të cilat do të dilnin në treg të lirë nga janari i vitit të ardhshëm do të furnizohen nga OSHEE deri në muajin qershor.

Ministrja Balluku gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqatave të biznesit pas kërkesave të tyre lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë tha se në bursë çmimi i energjisë ka një kosto shumë të lartë që arrin deri në 290 euro për megavat.

Bizneset pjesëmarrëse në takim thonë se dalja në treg të lirë nuk është moment i përshtatshëm për sipërmarrjet e tyre.
Vendimi përfundimtar për 7400 biznese do të merret pas muajit qershor ku do të analizohet edhe situata e çmimeve të energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb