Ish-guvernatorja e Alaskës Sarah Palin është vënë në qendër të vëmendjes pasi u pa rë darkonte në një restorant jashtë vetëm disa ditë pasi u zbulua se ajo rezultoi pozitive për COVID-19.

Palin, e cila ka mbrojtur faktin se ajo nuk është e vaksinuar, u pa duke darkuar brenda restorantit italian Upper East Side të shtunën.

“Sonte Sarah Palin u kthye në restorant për të kërkuar falje për rrëmujën rreth vizitës së saj të mëparshme. Në përputhje me mandatin e vaksinës dhe për të mbrojtur stafin tonë, ne e ulëm atë jashtë. Ne jemi një restorant i hapur për publikun dhe ne i trajtojmë te gjithe njësoj.”- tha menaxheri i lokalit Luca Guaitolini, në një deklaratë të mërkurën mbrëma.

Palin është në qytet për të ndjekur padinë e saj për shpifje kundër The New York Times për një editorial të vitit 2017 që gabimisht e lidhi retorikën e saj me vrasjen masive të vitit 2011 në Arizona.

Gjatë një procesi gjyqësor të hënën, gjyqtari zbuloi se Palin kishte testuar pozitive për COVID . Ndërsa qyteti nuk i ndalon njerëzit me COVID të hanë në publik, udhëzimet federale dhe lokale rekomandojnë izolimin për pesë ditë për të mbrojtur të tjerët nga kontraktimi i virusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: