Analisti Srthur Zheji, në studion e “Open” në News24, ka bërë një analizë të situatës kur prej muajsh tashmë agresioni rus në Ukrainë ka trazuar ujërat politike në të gjithë botën.

Sipas tij, presidenti rus ka lidhur një aleancë masive me shtete si Brazili,India, Irani dhe Afrika e Jugut, çka sipas Zhejit mund të zerojë edhe pasojat e sanksioneve të marra nga Perëndimi.

“Kundër loja e Putinit është shumë e rrezikshme. Mbajti një kas të rrezikshëm me Kinwn, krijoi një aks me Indinë, bëri pakt me Iranin, Brazilin Afrikën e Jugut, një aleancë 3 milion njerëzish pakt anti oksidental. kjo ka krijuar një gjendje të rëndë në kancelaritë botërore, janë rralluar konferencat e zyrtarëve, nuk ka kthim pas në qëndrimin ndaj agresionit rus, janë bërë kalkulime të tmerrshme.

Aleancat nëse janë të qëndrueshme, sanksionet ndaj Moskës zërohen. Perëndimi është duke përpunuar një strategji Perëndim Lindje, edhe mediat e kanë spostuar nga lajm i parë në lajm të dytë e më pas në lajmë bota”, tha ai.

Zheji u shpreh se Putin është gënjyer nga shërbimet e inteligjencës, duke menduar se Ukraina do të ishte e lehtë për tu pushtuar.

“Ukrainasit janë një popull i bukur, ambicion, por nuk e kemi ditur që do zbulohej një ditë në një popull me patriotizëm e moral të lartë, që në perëndim duhen si retorikë folklorike. lidhja me vlerat, flamurin, tokën, identitetin, është një surprizë e madhe. këtë surprizë e kishte edhe Perëndimi edhe Putini që nuk besonte se psikologjikisht Ukraina do të rezistonte më shumë se 2-3 javë, se ariu rus po sulmonte dhe Ukraina do kapitullonte nga frika.

Kur amerikanët i ofruan një aeroplan presidentit për tu larguar, ai kërkoi armë. Kjo rezistencë ka habitur të gjithë botën.

Shërbimet sekrete e kanë gënjyer Putinit sepse kanë pasur frikë të raportojnë dhe ia kanë bërë Ukrainën një shëtitje. gabimi më i madh i strategjisë ushtarake ishte se me 4-5 kolona të gjata me tanke që nuk do ndeshnin rezistencë, do të pushtonte vendin”, tha Zheji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: