Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu vdiq më 26 dhjetor njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Tutu ishte aktivist i njohur i cili luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop. Tutu ishte 90 vjeçar.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”. Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”.

Kundërshtar i pakompromis i aparteidit, Tutu punoi pa u lodhur ndonëse pa dhunë, për rrëzimin e regjimit brutal të shtypjes në vendin e tij.
Desmond Mpilo Tutu u lind më 7 tetor 1931 në Klerksdorp, qytezë kjo në perëndim të Johanesburgut dhe ishte mësues para se të bëhej prift.

Tutu ishte arrestuar në vitin 1980 për pjesëmarrje në protesta e më vonë edhe pasaporta e tij u konfiskua. Pas rikthimit të pasaportës e shfrytëzoi për të udhëtuar në SHBA dhe Evropë ku takoi zyrtarë të lartë shtetesh, presidentë e shumë të tjerë, në kërkim të ndihmës për kauzën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: