Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shfaq i kënaqur për kualifikimin në Euro 2024, por barazimi pa gola me Ishujt Faroe duket se nuk i ka lënë aspak një shije të mirë.

“Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë.Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron.

Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues. Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”.

Stilolapsi për fat? “Nuk është për bestytni, por kur ulem në stol mbaj shënim dhe më duhet. Më ndihmon të mbaj edhe tensionin lart”, u shpreh Sylvinho.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: