TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Vladimir Gjutën, për akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë. Pretenca është dhënë sot, ndërsa seanca u shty pasi mungonte avokati mbrojtës i tij.

Gjuta njihet edhe si personi kryesor i dyshuar për sulmin me tritol në farmacinë e babait të Saimir Tahirit. 35-vjeçari Gjuta u arrestua më 18 qershor, në Tunelin e Kalimashit në rrugën e kombit teksa tentonte të kalonte në drejtim të Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim si organizator i eksplozivit të vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në shkurt të vitit 2015. Ai ka mohuar akuzat e ngritura.

Gjuta akuzohet nga policia si kreu i grupit prej 7 personash, ndërsa nipi i tij Baftjar Bruka, 24 vjeç ishte krahu i djathtë i Gjutës. 35-vjeçari nga Kukësi akuzohet për “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në lidhje me këtë ngjarja vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta. Të akuzuarve u faturohet edhe shpërthimi në banesën e zyrtarit të Policisë së Korçës, Alfred Nomani.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: