Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili kërkoi kundërshtimin e kontrollit në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara në dhomë këshillimi ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa i takon kontrolleve të kryera pak ditë më parë në vilën në Hamallaj të Erjola Hoxhës, e cila është sekuestruar.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb