TIRANE- Gjykata ka dënuar me 3 muaj burg këngëtarin Arkimed Lushaj (Stresi), por kjo nuk e çon atë ne qeli. Pasi vendimi i Gjykatës se Shkalles se Pare nuk është i ekzekutueshëm.

Behet fjale për akuzën e kundërshtimit te punonjësit te policisë, për te cilën Stresi u shoqërua ne komisariat disa muaj me pare dhe nga andej u arratis.

Nga gjykimi i shkurtuar Stresit i shkon dënimi ne 2 muaj burg, por ai është gjykuar ne gjendje te lire dhe për pasoje nuk e çon ne qeli.

Me herët, prokuroria kërkoi qe këngëtari të dënohet me 5 muaj burg për drejtim të automjetit pa patentë dhe 1 muaj për mosbindje të urdhrit të policisë.

Në fillim të muajit shkurt, këngëtari u ndalua nga uniformat blu sepse nuk kishte leje drejtimi të makinës dhe nuk i ishte bindur urdhrit për ndalim.

Por pas shoqërimit të tij në komisarit, Stresi u largua në mënyrë spektakolare duke u hedhur nga kati i dytë i godinës.

Kjo bëri që disa policë të turnit të pezulloheshin nga detyra.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: