DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. N., 27 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit në një automjet ku 31-vjeçari ishte pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: