TIRANE 

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës të ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë nga shërbimet e Komisariatit numër 2.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen  e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR.,  28 vjeç dhe  R.P., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Këta shtetas  rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm  kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar  punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2  duke i penguar ata për  të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi  kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb