Protestuesit në Spanjë të cilët kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburantit, kanë bllokuar hyrjet në portin e Barcelonës .

Prej orëve të para të mëngjesit ato janë grumbulluar duke kundërshtuar rritjen e çmimit, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar edhe problematikë, pasi ka ngadalësuar ngarkimin shkarkimin e mallrave.

Sipas mediave të huaja demonstratat kanë shkaktuar trazira, ndërsa lëvizjet që mbështesin protestën synojnë të arrijnë marrëveshje me qeverinë për të reduktuar çmimet e shtrenjta të karburanteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb