Mijëra nga qytetarët që dolën për të protestuar në rrugët e Moskës për të shprehur pakënaqësinë e tyre për luftën, janë mbyllur në biruca. Një video të publikuar nga njëra prej të arrestuarve, të quajtur Alexandra Arkihipova, shfaq vajzën e saj të mitur teksa qan me ngashërim.

Gruaja shfaqet duke folur me të bijën e shpjeguar se janë arrestuar nga policia e armatosur e Putinit.

Sociologia Alexandra Arkhipova, ka rrëfyer se ndodhet e mbyllur në birucë me nënë e saj dhe fëmijët.

“Të gjithë u arrestuan nga policia,” tha ajo.

Policia i mbante ata fillimisht në një automjet policie dhe i solli në stacionin e policisë Presnenskoye.

“Shumica e telefonave janë sekuestruar. Unë munda ta mbaj të fshehur nga policët. Ata po na kërcënojnë ne dhe fëmijët tanë”, tha gruaja.

Nëna e Alexandrës, është shprehur:

“Kam parë video që tregonin bombardimin e tmerrshëm çnjerëzor në Kharkiv – dhe kuptova se nuk mund të ulem më nën një shkurre duke u dridhur dhe të pretendoj se asgjë nuk po ndodh. Zemra ime po çahet nga pikëllimi,” tha ajo.

Pavarësisht se Kremlini nuk ka tolerancë ndaj mospajtimit, protestuesit kanë sfiduar Moskën dhe kanë dalë në rrugë kundër luftës së paligjshme të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë , duke rrezikuar burgun dhe madje edhe akuzat për tradhti.
Pothuajse 7,000 njerëz janë arrestuar deri më tani nga policia ruse në rreth 50 qytete, sipas OVD-Info – një organizatë që ndjek protestat në vend.

Fotot tregojnë të paktën tre fëmijë, jo më të vjetër se mosha e shkollës fillore, të ulur në pjesën e pasme të një furgoni të policisë në Moskë duke mbajtur lule dhe pankarta.

Një vajzë shfaqet duke mbajtur një tabelë që thotë “Jo luftë” në rusisht. Rreth fjalëve janë pikturuar flamuj të vegjël rusë dhe ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: