NGA ZONJA VJOLLCA

4 kunguj
1 kokërr qepë
2 kokrra domate
4 kokrra vezë
3 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Koper
Në një tenxhere kaurdisim me vaj ulliri qepën e grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë kungujt të prerë në trashësi 1 cm dhe gjatësi 3 cm. Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë dhe hudhrat e grira hollë. I trazojmë mirë, shtojmë kripën dhe piperin e zi dhe e lëmë gatimin në temperaturë mesatare pa i shtuar ujë. Në fund trazojmë vezët, i shtojmë mbi kunguj duke i trazuar lehtë, vendosim kapakun dhe i lëmë në zjarr për 2 minuta. E ulim fare temperaturën dhe i lëmë pa kapak për pak minuta derisa veza të mpikset dhe e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me kopër.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: