Nga: ZONJA ENEIDA

4 kunguj mesatarë
1 domate të pjekur
4 lugë galetë
4 feta proshutë
50 gr djathë kaçkavall
1 vezë
Kripë
Majdanoz

Kungujt i ndajmë në mes dhe u heqim pjesën e brendshme të cilën e presim në copëza të vogla dhe e kalojmë në një tigan me pak vaj ulliri. E heqim dhe e trazojmë me galetën, vezën, proshutën dhe djathin kaçkavall.

Në tigan kalojmë më pas domaten që e kemi grirë në rende bashkë me pak vaj ulliri dhe kripë. E skuqim derisa të avullojë uji që lëshon domatja.

Mbushim kungujt me mbushjen me proshutë dhe lartë i vendosim domatet si dhe pak majdanoz. I pjekim në 200 gradë për 35-40 minuta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb