Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3-4 kunguj mesatarë
300 gr mish i grirë
150 gr bullgur
2 lugë salcë domatesh koncentrat
1 lugë erëza për mish viçi
Majdanoz
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja
Kungujt i shpërlajmë dhe me anën e një piruni formojmë viza sipas gjatësisë së tij.
I presim në trashësinë e 2-3 gishtave. U heqim mbushjen duke formuar një fole.
Në një tas shtojmë mishin e grirë, bullgurin, salcën dhe erëzat. Mbushim kungujt dhe i vendosim në një tigan ose tavë me kapak. Shtojmë 2 gisht ujë dhe e lëmë të gatuhet në furrë me 220 gradë ose mbi pianurë me temperaturë mesatare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: