Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

150 gr mish të grirë
100 gr oriz
1 qepë
Vaj ulliri
Kopër
Majdanoz
Piper të zi
1 karotë/1 patate
2 të verdha veze
1 lugë niseshte
1 limon

Përgatitja

Kungujve u heqim pjesën e brendshme me anën e qërueses. Presim qepën në kubikë dhe e skuqim në vaj ulliri. Pasi është zbutur, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Shtojmë kungullin, skuqim dhe orizin, piper, kripë dhe erëzat si dhe 1 gotë ujë. E lëmë të ziejë deri sa te avullojë uji. Marrim kungujt dhe i mbushim nga brenda. I vendosim në një tenxhere me kapak ose në tavë. Shtojmë brenda disa copa të mëdha karotë dhe patate si dhe një gotë ujë. I vendosim në sobë në temperaturë mesatare për 40-45 minuta, ose në furrë me 220 gradë mbuluar 20 min e para. Në fund duhet që tava të ketë pak ujë kështu që shtojmë dhe një gotë tjetër më vonë. Pasi janë gatuar, përgatisim salcën duke rrahur të verdhat e vezëve bashkë me niseshten dhe limonin. Shtojmë lëng nga tava me lugë derisa të fillojë masa të trashet. Salcën e kalojmë në tavë ose tenxhere duke lëvizur me duar që të shkojë kudo. E rivendosim tavën 5 min në furrë dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb