Nga: ZONJA VJOLLCA
750 gr patate
4-6 kunguj
1 lk trumzë
1 qepë e vogël
10 gr gjalpë
3-4 thelpinj hudhër
5 lgj vaj ulliri
kripë, piper i zi
2 lgj bajame feta
Rukola

Qërojmë patatet, i presim në kubike dhe i vendosim të ziejnë në ujë me pak kripë për 20 minuta. Kungujt pasi ti kemi larë i bëjmë një prerje horizontale nga maja tek bishti, një prerje vetëm në 1/2 e kungullit ku pjesa e sipërme të përdoret si kapak. Me një lugë çaji pjesën e brendshme e gërryejmë dhe më pas e presim në copëza të vogla. I lyejmë kungujt nga brenda me kripë dhe piper. Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën së bashku me trumzën dhe tulin e kungullit të grirë. I kaurdisim mirë derisa të zverdhen, më pas i rregullojmë me kripë dhe piper duke shtuar dhe një gotë ujë të ngrohtë. I lemë të ziejnë për pak minuta dhe më pas e vendosim në një tas duke e shtypur mirë derisa ta kthejmë në pure. Rukolën e pastrojmë, heqim disa gjethe mënjëanë dhe pjesën tjetër e presim në shirita. Kullojmë patatet dhe nga lëngu i zierjes së tyre marrim 6 lugë gjelle. Në një tas vendosim pataten e zierë të shtypur në pure, 6 lugët e lëngut të zierjes së patateve, hudhrat e shtypura, 4 lugë vaj ulliri, rukolën e grirë, kripë dhe piper të zi. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe me këtë masë mbushim kungujt të cilët i vendosim në një tavë ku kemi shtruar më parë një shtresë me salcën e përgatitur me qepë. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta. Pasi kungujt të jenë pjekur i spërkasim në pjesën e mbushjes me pak bajame të grira dhe i servirim zbukuruar me pak gjethe rukole.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: