Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 kunguj
3 karrota
300 gr salcë kosi
2-3 thelpinj hudhër
3 lgj vaj ulliri
Koper

Fillimisht grijmë në rende kungullin dhe karrotën. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim karrotën derisa të zbutet për 5-7 minuta. Më pas e largojmë karrotën nga tigani, vendosim nje lugë vaj ulliri dhe kaurdisim edhe kungujt për 3-5 minuta. I lemë karrotat dhe kungullin të ftohen.
Në një tas përziejmë hudhrat e grira me salcën e kosit, shtojmë pak nga pak karrotat dhe kungujt e kaurdisur duke i trazuar mirë dhe me pas e shërbejmë salcën duke e spërkatur me pak koper.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: