Barazimi i Teutës, që rikuperoi dy gola disanvantazh në pesë minutat e fundit e ka nxehur shumë trajnerin Armando Cungu, ndonëse kur bëhet fjalë për ndeshje kupe, mbetet gjithsesi një rezultat i favorshëm pasi është arritur në transfertë. Në “Supersport”, ai kritikon lojtarët për golat e pësuar dhe për faktin se kaluan në vetëkënaqësi.

Të vjen keq për këtë barazim. Por gjithsesi, barazim në fushën kundërshtare…
Nuk është keq në Kupë, por ashtu si erdhi loja, ishte e pafalshme për ne. Mund të bënim edhe 3 apo 4 gola. U tërhoqëm, dhe i dhamë territor kundërshtarit. Si rezultat i kësaj, pësuam të parin, hymë në panik, dhe pastaj edhe të dytin.

Mbrojtja bëri shumë gabime
Bëmë edhe ndërrime, për shkak të dëmtimit të Rexhinaldos, edhe me Ethemin, i ndërruam. I fundit, ishte një ndërrim që shumë e mendojnë si ekip mbrojtës. Shkuam në 3-4-3, por kjo do të thotë ekuilibër, jo të mbrohesh vetëm mbrapa. E kemi bërë shumë javë të ekuilibrohemi, por sot jo. Gabuam që u tërhoqëm shumë, dhe kjo i dha mundësi kundërshtarit për të përfituar.

Ka një lloj problemi, që ekipi nuk i vret këto ndeshje…
Sapo e thashë, kur flasim për të vrarë ndeshjet, jam dakord. Patëm disa mundësi pas golit të dytë, por nuk ishte momenti për të bërë edhe golin e tretë. Nuk bëmë golin e tretë, por nuk mund të tërhiqesh në këtë mënyrë. Prandaj nuk isha dakord me sjelljen ekipit dhe isha i mërzitur. Duhet të presosh lart, dhe të detyronim kundërshtarin të luante me topin e gjatë. U kënaqëm me dy gola, dhe menduam se çdo gjë mbaroi. Nuk ka kurrë garanci, ky ishte gabimi jonë.

Thatë se hytë në panik në golin e parë. Është koincidencë, apo lojtarët nuk mbajnë presionin? A mund të ketë pasoja në kampionat ky barazim dramatik.
Kur kalon rezultate të tilla, një ekip i pjekur duhet të dijë të sillet në fushë. Në momente të caktuara, nuk është ndeshja e parë që na ndodh. Disa lojtarë janë të rinj. Kanë bërë mirë deri tani, por duhet pjekuri që të menaxhojmë situatën. Nuk mjaftojnë vetëm 2-3 lojtarë me eksperiencë. Nuk mendoj se do ndikojë psikologjikisht në kampionat. Sepse, në fund të fundit është një rezultat i mirë, edhe pse mund të ketë kontestime të barazohemi nga 0-2. Nuk ka arsye pse të jemi në presion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: