Senegali është kualifikuar për në finale të Kupës së Afrikës pasi mposhti në gjysmëfinale Tunizinë me rezultatin minimal 1-0.

Gjatë 90 minutave u shpërdoruan dy penallti, një për secilën skuadër dhe ekipet e mbyllën në barazim pa gola kohën e rregullt. U desh koha shtesë për të mësuar finalisten e parë të kompeticionit afikan.

Një autogoli i Dylan Bronn në minutën e 100-të të ndeshjes dërgoi Senagalin në Finale.

Senegali në finale do të pres fituesin e ndeshjes Algjeri–Nigeri. Finalja do të luhet të premten në ora 21:00.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb