Oktapodi Paul, që në Botërorin e 2010 bënte parashikime të pabesueshme për rezultatet e Gjermanisë dhe emrin e fituesve mes Holandës dhe Spanjës, nuk është më.

Sistemi i ri seksi për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të futbollit në Kupën e Amerikës është realizuar nga televizioni venezuelian dhe quhet ‘Teta Tereza’.

Orakulli në fakt vjen nga gjoksi i një prej drejtueseve që tashmë është e famshme me programin ‘Desnudando la noticia’.

Vajza protagoniste e kësaj hapësire vë flamujt e ekipeve mbi gjoksin e saj.

Duke lëvizur në mënyrë natyrale njëri nga flamujt bie dhe flamuri që mbetet tregon skuadrën fituese.

Deri këtu sistemi ‘Teta Teresa’ ka pasur një sukses shumë të madh, duke gjetur rezultatin e nëntë ndeshjeve nga dhjetë të parashikuara. I vetmi gabim ka qenë për ndeshje Argjentinë-Paraguay.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb