Ukraina i është bashkuar Spanjës dhe Portugalisë në garën për të qenë vend organizator i Kupës së Botës 2030. Lajmi është dhënë nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

Ata thanë se vendimi, i shpallur në një konferencë shtypi në selinë zvicerane të UEFA-s, kishte mbështetjen e plotë të organit drejtues të futbollit evropian dhe gjithashtu të qeverive spanjolle, portugeze dhe ukrainase.

“Jam i bindur se tani oferta jonë është shumë më e mirë se më parë. Futbolli është universal dhe nëse është i aftë të ndryshojë jetën e njerëzve në kaq shumë mënyra, duhet të përdoret gjithashtu për të bërë mirë,” shtoi Luis Rubiales, numri një i futbollit në tokën spanjolle.

Oferta e Spanjës, Portugalisë dhe Ukraina për turneun e vitit 2030 do të konkurrojë kundër kandidaturave të tjera si ato të Egjiptit, Greqisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa do të kemi një propozim të përbashkët të Amerikës së Jugut / Uruguai, Argjentina, Paraguai dhe Kili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: