Pritej të ishte një ndeshje e lehtë për bavarezët dhe një fitore lamtumire për Jupp Heynckes, por nuk ndodhi kështu.

Tashmë dihet se Jupp Heynckes nuk do të jetë më trajner i Bayern Munich edicionin e ardhshëm, pasi vetë trajneri ka deklaruar se do t’i japë fund karrierës në përfundim të këtij edicioni dhe në vend të tij do të jetë pikërisht trajneri aktual i Eintracht Frankfurt, Niko Kovaç.

Ekipi i Bayern Munich u mposht në finalen e Kupës së Gjermanisë me rezultatin 3-1 nga Eintracht Frankfurt. Në këtë takim miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Ante Rebiç, i cili ishte heroi i skuadrës së Eintracht Frankfurt pasi shënoi dy herë në këtë takim, në të dy rastet kaloi ekipin e tij në epërsi. Bavarezët barazuan përkohësisht me Robert Lewandowski në minutën e 53-të, por në momentin që po kërkonin golin e barazimit Mijat Gacinoviç shënon golin e tretë duke e rikthyer Eintracht-in te ky trofe pas 30 vitesh.

Në këtë takim u pa qartë se trajneri kroat Niko Kovaç e kishte studiuar mirë skuadrën e tij të ardhshme, Bayern Munich.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb