Interi mundi Romën 2-0, duke shkuar kështu në  gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku tashmë e pret fituesi Milan-Lazio.

Një fillim verbues për Nerazzurrët dhe një gol i Dzeko pas më pak se dy minutash. Roma në tronditje, pastaj faza e mirë qendrore e Verdhëekuq-ve, me disa mundësi interesante.

Në minutën e 68′ të pjesës së dytë do të mendonte Alexis Sanchez për të dyfishuar shifrat dhe për ti dhënë sigurinë që i duhej Zikaltërve për të vazhduar më tej. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Inter (3-5-2) – Handanoviç; Dambrozio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisiç; Xheko, Sançez. Trajner: Simone Inzagi.

Roma (3-4-1-2) – Rui Patrisio; Mançini, Smolling, Ibanjez; Karsdorp, S. Oliveira, Veretu, Vinja; Mkhitarian; Zaniolo, Abraham. Trajner: Zhoze Mourinjo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb