Sot janë luajtur disa nga takimet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, të vlefshme për fazën 1/8.

Shkëndija ka triumfuar me shifrat e pastra 5-0 ndaj FK Skopje. olat u realizuan nga Shala, Stojanovski, Doriev, Ramadani R. dhe Ramadani F.

Në fazën tjetër kalon edhe Shkupi, pasi mundi 6-0 Voska Sport. Shkupjanët u argëtuan ndaj rivalëve modest, në një 90 minutësh pa histori. 2-golësh për Nasimin dhe Adetunjin, sakaq pati kohë edhe për “rrjetat’ e Alvarez dhe Hamidit.

Struga has vështitësi ndaj Rabotnickit (2-1). Për të arritur te suksesi u desh përmbysja me anë të Maleskit dhe Kocovskit, duke bërë kështu të pavlefshëm golin e Velkovskit.

76

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb