Apolonia dhe Kukësi janë ndarë në paqe në stadiumin në “Loni Papuçiu”, në një barazim pa gola. Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk arriti të shkundë rrjetën e kundërshtarit.

Gjatë sfidës shumë futbollistë janë ndëshkuar më kartonë të verdhë për shkak të ndërhyrjeve të shkaktuara. Tashmë ekipet do përballen në ndeshjen e kthimit më 2 shkurt.

Ndërsa Egnatia bëri një hap drejt çerekfinaleve, pasi fitoi 0-1 në Korçë ndaj Skënderbeut.  Paulauskas shënoi në minutën e 95-të, duke debutuar me gol për rrogozhinasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb