8 ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Shqipërisë mësuan rivalët e tyre në fazën çerekfinale. Më të tetë ekipet pjesë e Superligës, ishte e pashmangshme përballjet e forta, me goglat që prodhuan disa çifte interesante. Egnatia, fituese në fuqi e këtij turneu, “peshkoi” Bylis, Një short me fat, pasi shmangën 4 ekipet që aktualisht kryesojnë.

Partizani, ekipi që udhëheq renditjen në elitën e futbollit shqiptar do të përballet me Laçin në fazën çerekfinale. Një sfidë e fortë pritet të jetë ajo mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë. Ndërkohë, Dinamo, ekipi momentit do të ketë përballë Skënderbeu.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.

Bylis – Egnatia

AF Elbasani – Vllaznia

Laçi – Partizani

Dinamo City – Skënderbeu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb