Me takimet e ditës së sotme, ka përfunduar turi i parë i Kupës së Shqipërisë, që nuk ka dhuruar surpriza dhe skuadrat kanë kompletuar 180 minuta pa u shkarë këmba përballë ekipeve të cilësuara më inferiore. Në grupin A, Flamurtari, që ishte mposhtur në Koplik nga Veleçiku 3-2, nuk ka falur në shtëpi me një rezultat të thellë 5-0, ndërsa Tirana ka shënuar 4 herë në portën e Shënkollit pas barazimit në sfidën e parë. Teuta ka thyer 6-2 Tërbunin, ndërsa Vllaznia 2-0 Burrelin. Derbin Kastrioti-Iliria e kanë fituar të parët që janë kualifikuar falë golit në fushën kundërshtare. Erzeni ka fituar dhe sfidën e dytë me Dinamon, ndërsa njëjtë si Kastrioti, edhe Besëlidhja është kualifikuar me rregullin e golit në fushë kundërshtare në përballjen me Korabin.

Pavarësisht se janë mposhtur në shtëpi nga Devolli dhe Pogradeci, Skënderbeu dhe Bylisi nuk e kanë cënuar kalimin në turin e dytë të grupit B, kjo falë fitoreve të thella në ndeshjet e para. Laçi ka mposhtur 4-0 Elbasanin pas barazimit 0-0 në sfidën e parë, ndërsa Besa dhe Lushnja kanë triumfuar dhe në takimet e dyta ndaj Egnatias dhe Orikut. Kalimin më të lehtë në këtë tur e pati Apolonia, pasi Kamza nuk u paraqit në sfidën e parë dhe u përjashtua nga kompeticioni për dy vitet e ardhshme.

Ndërkohë, në turin e dytë nuk do të mungojnë përballjet e forta, pasi si në grupin A ashtu dhe në grupin B do të kemi sfida mes ekipeve të superligës, siç janë Vllaznia-Flamurtari dhe Bylis Laçi. Kampionët e veprimtarisë, Kukësi, do të ndeshet me Lushnjën, ndërsa kampionët e superiores, Partizani, do të luajë ndaj Besëlidhjes, ku nëse kalon turin, do të ketë sërish një derbi me Tiranën, gjithnjë nëse kjo e fundit nuk has probleme ndaj Kastriotit.

Ndeshjet e sotme

Grupi A
Teuta – Tërbuni 6-2 (3-0)
Flamurtari – Veleçiku 5-0 (2-3)
Tirana – Shënkolli 4-0 (0-0)
Kastrioti – Iliria 1-0 (1-2)
Vllaznia – Burreli 2-0 (1-0)
Dinamo – Erzeni 0-1 (0-3)
Besëlidhja – Korabi 1-0 (1-2)

Grupi B
Skënderbeu – Devolli 0-2 (4-1)
Laçi – Elbasani 4-0 (0-0)
Kamza – Apolonia 3-0 (0-3 në tavolinë)
Bylis – Pogradeci 1-2 (4-0)
Besa – Egnatia 2-0 (1-0)
Oriku – Lushnja 0-2 (1-2)

Turi i dytë

Grupi A
Besëlidhja – Partizani
Erzeni – Teuta
Vllaznia – Flamurtari
Kastrioti – Tirana

Grupi B
Lushnja – Kukësi
Besa – Skënderbeu
Bylis – Laçi
Apolonia – Luftëtari

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb