Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes Tiranës dhe Apolonisë.

Bardheblutë e nisin shumë mirë sfidën duke kaluar që në minutën e parë në avantazh me golin e Leo Ballhysës, i cili realizon pas një asisti të Jorgis Hasanajt.

Goli i jep shtysë Tiranës vazhdon të ngulmojë dhe në minutën e 40-të vjen dyfishimi i avantazhit. Këtë herë Ballhysa i kthen reston me një asist Hasanajt, i cili shënon dhe fikson shifrat në 2-0.

Në pjesën e dytë Apolonia reagon dhe arrin të jetë më e rrezikshme, por nuk arrin të gjejë rrugën e golit. Tirana menaxhon mirë lojën dhe në minutat shtesë arrin të realizojë edhe golin e tretë me anë të Ariel Krajkës pas asistit të Beis Abazit.

Nuk ka më kohë dhe Tirana U-19 triumfon duke siguruar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë 2022-2023 për këtë grup-moshë pas suksesit 3-0 ndaj Apolonisë.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia tradicionale me anëtarin e Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergj Petro, që i dorëzoi medaljet dhe trofeun lojtarëve të skuadrës kryeqytetase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: