Pas një fitore dhe një barazimi në kampionat, Dinamo pësoi humbjen e parë sezonale. Blutë e kryeqytetit u mundën 1-0 në Shijak nga Erzeni, sfidë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Më shumë sesa humbja, të cilën mund ta rikuperojë në kthim, Dinamo bëri një paraqitje të dobët krahasuar me dy ndeshjet e para. Këtë e deklaroi edhe vetë trajneri Shkëmbi pas ndeshjes, por ai thotë se janë pikërisht këto sfida nga të cilat duhet nxjerrë mësime.

Dhe kohë nuk ka, pasi të shtunën Dinamo do të përballet me Teutën, skuadrën kampione në fuqi. Sfida do të luhet në stadiumin e ri të Rrogozhinës, por fakti që është një fushë asnjanëse, nuk është se e favorizon Dinamon.

Duke iu referuar ndeshjes në kupë, blutë u shfaqën të mefshtë para zonës. Teuta ka një nga mbrojtjet më të mira dhe kjo është ajo që duhet të zgjidhin blutë.

Dinamo ka një kalendar ferri, pasi pas Teutës, është derbi me Parizanin, pastaj udhëton në Shkodër për tu ndeshur me Vllazninë. Do të jetë një tur force skuadrën e rikthyer pas një dekade në elitën e futbollit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb