Tajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, është mjaft i kënaqur për mënyrën sesi skuadra e tij reagoi pas disavantazhit të dy golave dhe arriti të rikuperojë në fazën finale të ndeshjes. Për “Supersport”, trajneri korçar i bregdetarëve u shpreh se pa një ndeshje të mirë, pavarësisht mungesave.

I kënaqur për reagimin që skuadra pati?

“Të jem i sinqertë, jam i kënaqur me rezultatin për mënyrën si erdhi loja. Patëm raste, për fat të mirë shënuam 2 gola, çdo gjë e hapur për ndeshjen e ardhshme.”

Latif-Bushiç bashkë…

“Më vjen mirë për Bushiç, si ndeshje e parë dua ta mendoj se ishte diçka pozitive. Megjithatë, kemi probleme dhe duhet t’i përmiresojmë. Gabuam në mbrojtje, pësojmë gola të thjeshtë.”

Sidibe s’po e bën mirë filtrin…

“Për ndeshjen e sotme, është nga të paktat takime që të 3 qendrat, ndoshta fati i keq, që sot Sidibe nuk ishte në formë maksimale. Pa i hequr meritë kundërshtarit, këto janë gola që nuk duehet t’i pësojmë. Dua të shohim përpara, pozitivisht. Edhe Arapi, Osmani apo Sidibe kanë ditët e tyre jo të mira. Funksionojmë si skuadër, personalisht mendoj se patëm 2 raste në pjesën e parë për të kaluar në avantazh. Futbolli kështu është.”

Ishte ky një leksion për ju, duke i kërkuar lojtarëve ekspertë mos të gabojnë në bllok?

“Në disa situata apo momente të veçanta mendoj si futbollist. Asnjëherë nuk ka qenë një “tradhti”, futbolli është kështu. Ndoshta edhe lojtarët që t’i ke besim, nuk janë në ditëtn e tyre dhe për mua është vetëm kjo. Janë ata që e mbajnë Teutën në këto nivele. Për një ndeshje apo 2 nuk duhet të gjejmë fajtorët”

Kush ka më shumë shanse për të kaluar?

“Kemi shanse të barabarta përsëri”

Ju gëzon gjëndja psikologjike që do t’i vij në ndihmë skuadrës?

“Nuk kemi kaluar një gjendje të mirë psikologjike. Pjesa e dytë na bën mirë, sidomos nga ana psikologjike. Bëm futboll të mirë, patëm disa momente që nuk ishim të përqëndruar. Për vazhdimësinë na bën mirë barazimi që arritëm në disavantazh.”

Fillon nesër përgatitja me Partizanin?

“Kur janë ndeshjet afër, duhet të përgatitemi që lojtarët të përgatien”

Është cënuar gara edhe në Kupë me atë që ndodhi me Kamzën?

“Është fati i Skënderbeut. Të gjithë do ishin të kënaqur tu kishte rënë me Kamzën. Shorti i Kupës varet edhe nga rezultatet e vjetshme. Është meritë e Skënderbeut”

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: