Ky ishte një sezon që Partizani e nisi pa një objektiv konkret, i kushtëzuar shumë nga vendimi që do të merrte Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Në drejtimin e Ilir Dajës, të kuqtë qëndruan në garë, paraqitjet pozitive e vendosën pretendent për gjithçka por në mënyrë surprizë, Laçi jo vetëm që i rrëmbeu kreun por i likuidojë edhe nga Kupa e Shqipërisë. Kryeqytetas kthejnë edhe një herë vështrimin nga kampionati, i vetmi trofe i mbetur në valle, por ajo sfidë kundër bardhezinjve trazoi edhe një herë ambientin duke sjellë edhe një kosto të madhe në aspektin fizik dhe psikologjik. Pas 120 minutave në Kupë, Partizani duhet të bëjë llogaritë tashmë me një tjetër rival direkt, Teutën e Edi Martinit. Të dielën kërkohet rezultat i plotë për ti dhënë fund bashkëjetesës me durrsakët në tabelën e klasifikimit, të dy në kuotën e 42 pikëve. Kjo është një sfidë delikate pasi është një test që mund të thotë shumë edhe në garën për titull.

142778033 1552160581644999 1853848277952858574 N
142778033 1552160581644999 1853848277952858574 N

Në dy përballjet e këtij sezoni të dyja sfidat kanë përfunduar në barazim por këtë herë diskutimi është ndryshe pas “X” nuk i shkon përshtat të kuqve duke parë që edhe Laçi përballet me Tiranën. Pas Teutës, Partizani udhëton drejtë “Loro Boriçit” për të sfiduar Vllazninë, dy sfida me një koeficient të lartë vështirësie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb