Kupa dhe pauza që solli kombëtarja erdhën si bekim në shtëpinë e kuqe. Pikërisht në momentin më të vështirë, Ilir Daja dhe të besuarit e tij shijojnë kualifikimin. Besëlidhja nuk ishte një rival komod por në të njëjtën kohë ishte një mundësi ideale për të kolauduar si duhet ekipin përpara një kalendar ferri. Në këtë periudhë, mes Kupës dhe pauzës së kombëtares, Daja arriti jo vetëm të sigurojë një biletë për në turin e tretë ku e pret një derbi, por arriti të rikuperojë edhe një pjesë të mirë të titullarëve. Në shtëpinë e kuqe kthejnë tashmë vështrimin nga kampionati aty ku kërkohet me çdo kusht vazhdimësia.

Ddddd
Ddddd

Duke nisur nga kjo e shtunë, Partizani pret në “Air Albania” Laçin, rivalin me shumë potencial. Me Mirel Josën në stol bardhëzinjtë janë transformuar totalisht dhe tashmë kanë filluar ti bëjnë presion nga pranë ekipeve kryesuese. Pavarësisht peshës së rivalit, kjo është një ndeshje që të kryeqytetasit kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht, për tu larguar sa më shpejt nga fundi i ftohte teksa renditen në vendin e tetë në kuotën e 8 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: