Zllatan Ibrahimovic mund të mbaj të veshur fanellën kuqezi edhe pasi të ketë mbushur 40 vjeç. Kjo nuk është më një dëshirë por një objektiv konkret që po merr formë javë pas jave. Milan ka nisur punën për të shqyrtuar edhe një herë kontratën e gjigandit suedez, për ta vendosur sërish në qendër të projektit edhe për sezonin 2021/2022, periudhë kjo kur Ibra do të jetë zyrtarisht 40 vjeç.

Mosha nuk ka asnjë vlerë apo peshë në këtë vendim, Ibra po vërteton se sa thelbësor është për këtë Milan, për këtë tashmë janë bindur edhe drejtuesit e klubit. Edhe vetë Ibrahimovic është dëshiron për të vijuar të mbaj fanellën kuqezi më shumë se sa është në fuqi kontrata aktuale, në formë batute, pas ndeshjes kundër Udine, ia bëri të qartë Maldinit se duhet të bëj gati kontratën e re. Me pak fjalë, vullneti i të dy palëve është të vijojnë bashkëpunim, gjithçka mbetet në dorën e agjentit Mino Raiola për të gjetur një kompromis të shpejtë dhe të arsyeshëm në aspektin financiar. Ibra kërkon që të udhëheq Milan sërish në Champions League, turne që i mungon suedezit që nga viti 2017.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: