NGA ARTAN HOXHA*
Kishim 5 mundesi per te kaluar grupin. Pritem te fitonte me gola Anglia, mezi barazoi me Sllovakine. Shpresuam shume te fitorja e thelle e Gjermanise, me nje Irlande te Veriut qe nuk doli asnje here nga porta, por gjermanet kishin dale per piknik. Shansi i trete dhe me i madhi ishte barazimi ose fitorja minimale ne Turqi-Ceki, por turqit qe u paraqiten shume me keq se ne ne dy ndeshjet e para, kane ne stol jo nje Italian por Fatih Terim, qe guxoi dhe mori ate qe I duhej. Tani kemi vetem dy shanset e fundit, ja na e dha nje dore Belgjika me Italine, po hungarezet e shkrete qe jane kualifikuar, kush dreqin do ti motivoje te mundin Portugaline e Ronaldos qe kalon grupin dhe me nje barazim.

Gjithsesi faleminderit kuqezinj, kthehuni krenar ne atdhe dhe mos harroni, per dy muaj, ne 5 shtator na pret ndeshja e pare per Boterorin Rus 2018, me Maqedonine….dhe e duam nje fitore, jo nje fitore alla De Biazi 1-0, por nje fitore vence 3-0 e larte, per te nderuar martiret e Kumanoves e Gazibabes, dhe per tu treguar se skopja e ka emrin Shkup.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: