Thomas Strakoshës dhe Lacio janë më larg se kurrë më parë. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të klubit, situata e portierit të kombëtares shqiptare nuk është aspak e mirë. Prej kohësh jashtë formacionit, Strakosha mëson nga mediat italiane se kontrata që i skadon në qershor të vitit 2022 nuk do të rinovohet. Kjo ishte kuptuar, pasi palët kanë dështuar në të gjitha tentativat për të gjetur një akord. Sinjale të tjera vijnë nga pankinat e shumta të portierit.

Strakosha
Strakosha

Që pas dëmtimit, vendi i titullarit në portën laciale është pronë e Pepe Reina dhe Strakosha nuk mund të pranojë të jetë zgjedhje e dytë. Në këtë mënyrë divorci me Lacion në fund të sezonit duket i pashmangshëm. Portieri kuqezi ka admirues në të gjithë Europën, ndërsa pak kohë më parë emri i tij u afrua me Borussia Dortmund.

Hysaj
Hysaj

Me valixhe në dorë në pritje të fundit të sezonit është edhe Elseid Hysaj. Kapiteni i kombëtares shqiptare do të largohet nga Napoli, ndërsa megjithëse duket e pamundur, zërat e merkatos flasin për të transferim të bujshëm. Bëhet fjalë për Paris SG që sipas mediave italiane po studion një merkato “loë cost” me lojtarë me parametra zero dhe në listën e kampionëve francezë është edhe emri i Elseid Hysaj. Por gjithsesi, mbrojtësi ka edhe pista të tjera më të mundëshme për të vazhduar karrierën, pasi ofertat nuk mungojnë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: