TIRANE- Kombëtarja shqiptare nuk ndalet, nuk njeh humbje dhe arrin një rezultat historik në Kopenhagen, duke lënë të hapur endrrën për “Euro 2016”. Djemtë e De Biazit arritën të marrin një pikë të meritur duke shkuar kokë më kokë me Danimarkën, pasi secila nga skuadrat ka nga 11 pikë. Ajo që vlen të theksohet se Shqipëria nuk ka asnjë humbje në këto eleminator. Grupi I kryesohet nga Portugalia me 12 pikë.

Danezët u tregohen më agresivë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes me Shqipërinë, por tanët mbrojtën portën me vendosmëri dhe u kundrapërgjigjen me sulme të menjëhershme. Edhe pse danezët u sulën në portë, kuqezinjtë arritën të largonin çdo rrezik, duke pasur në krah mbi 3 mijë tifozë shqiptarë që ndezën atmosferën e stadiumit ‘Telia Parker’. Djemtë e De Biazit u shfaqën të tërhequr në fillim të lojës, në pritje të kundërshtarit, por Danimarka e pati të vështirë të kërcënojë mbrojtjen. Në minutat në vazhdim, Shqipëria filloi të shtyjë disi përpara dhe në minutën e 24-ët vjen rasti më i mirë. Lenjani kroson rrezikshëm drejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por devijon në goditje kendi, të cilën e priti me veshtirësi portieri danez. Danezët gjithashtu u kundërpërgjigjën me sulme vazhdimisht, por rreziku mungoni duke e mbylur pjesën e parë me porta të paprekura.

Sfida është si një ‘finale’ për dy ekipet, pasi do të vendosë shumë për fatet e vendit të dytë në grup, pasi Shqipëria dhe Danimarka kanë nga 11 pikë të dyja dhe nordikët janë të dytët në grup vetëm për faktin se danezët barazuan 1-1 në Elbasan me gol në fushë kundërshtare. Kuqezinjtë e De Biazit kërkuan rezultatin pozitiv, ndërkohë që 4-shtatori, kjo një datë historike që i motivoi pasi, plot 11 vite më parë më 4 shtator 2004 kuqezinjtë mposhtën Greqinë kampione Europe.

NDESHJA MINUTE PAS MINUTE
90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
88′ Vazhdon presioni i danezëve, mbrohen mirë shqiptarët.
85′ Tension mes futbollistëve, Kjaer dhe Xhaka, të dy ndëshkohen me karton të verdhë.
82′ Zvëndësimi i tretë te Shqipëria, largohet Gashi duke i lënë vendin Odise Roshit.
77′ Karton i verdhë edhe për Kukelin pas një faulli në mesfushë.
76′ Goditje dënimi për danezët, vjen krosimi drejt zonës, godet me kokë Jorgensen, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të Berishës.
75′ Faull i Ajetit ndaj Jakobsen, arbitri kësaj here e ndëshkon me karton të verdhë.
74′ Danimarka gjen golin me Bentdner, por për fat ka pozoicion jashtë loje.
71′ Pasim perfekt për Bentdner që gjendet i pazbuluar brenda zonës. Në momentin final, kur sulmuesi do gjuante, vjen nga mbrapa Lorik Cana dhe i largon topin nga këmbët. Shqipëria në vështirësi.
68′ Zbritje e shpejtë e Shqipërisë me Gashin, që pason në të majtë për Migjen Bashën, por ky i fundit me zor e mbrin dhe topi përfundon në fundore.
65′ Sërish Berisha shpëtimtar, portieri kuqezi tregohet edhe njëherë vendimtar me pritjen e tij. Danezët vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme.
63′ Dy zvëndësime të menjëhershme te kuqezinjtë, largohet Lenjani duke i lënë vendin Sadikut, gjithashtu largohet edhe Abrashi, vendin e tij e ze Migjen Basha.
60′ Jorgensen shfaqet sërish kërcënues, godet nga kufijtë e zonës pasi shmang ndërhyrjen e mbrojtësave, por sërish deciziv Berisha që shpëton portën.
57′ Goditje kendi për Danimarkën, vjen goditja me kokë drejt portës nga Jorgensen, por shpëton mrekullisht portën Etrit Berisha. Rasti më flagrant i ndeshjes, por për fat nuk pësojmë.
55′ Krosim nga e majta, Jusuf Polsen kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por për fat të mirë topi kalon shumë metra larg portës.
53′ Rast mjaft i mirë për danezët, pasim drejt zonës dhe Jusuf Polsen nuk e kontrollon dot topin, aty ndodhet Bendner që godet drejt portës, por devijon Agolli në goditje kendi.
49′ Krosim i rrezikshëm drejt zonës nga Durmishi, kontrollon topin Berisha.
46′ Danimarka e nis menjëherë me dy zvëndësime, Jakob dhe Jusuf Polsen hidhen në fushën e lojës çka tregon se danezët duan fitoren.
Mbyllet pjesa e parë 0-0
45′ Sinjalizohet 1 minutë shtesë.
41′ Krosim drejt zonës nga Xhimshiti, Lenjani pengohet nga Kjaer, por arbitri vazhdon lojën.
37′ Goditje dënimi për Shqipërinë, ka rrëmujë në mbrojtjen daneze, Xhimshiti tenton me një roveshatë dhe godet drejt portës, por topi përfundon jashtë.
35′ Zbritje e shpejtë e danezëve në krahun e majtë, Durmishi merr një pasim dhe i afrohet zonës, e kthen në qendër, por largojnë rrezikun mbrojtësit shqiptarë.
32 ‘ Tension mes Agollit dhe Jakobsen, arbitri i ndëshkon të dy futbollistët me karton të verdhë.
29′ Pasim perfekt i Gashit për Lenjanin që vjen me shpejtësi nga e majta në hyrje të zonës dhe godet lehtë por rrezikshëm, për fat të keq topi kalon shumë pranë shtyllës pingule.
27′ Një gabim në mbrojtjen e danezëve dhe për pak përfiton Xhimshiti, por rikuperojnë sërish mbrojtësit e Danimarkës.
25′ Gashi shmang bukur 2 lojtarë del në pozicion ballor për të goditur, aty ndodhet Cikaleshi që gjuan drejt portës duke ia hequr topin nga këmbët Gashit, por topi kalon jashtë.
24′ Rast i parë për shqiptarët, Lenjani kroson rrezikshëm drejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por devijon në goditje kendi me veshtirësi portieri danez. Pranë golit kuqezinjtë.
22′ Sisto godet nga jashtë zone me të majtën, por topi devijohet në goditje kendi.
18′ Futbollistët shqiptarë të kthyer të gjithë mbrapa dhe mbyllin mjaft mirë çdo hapësirë.
15′ Sisto për danezët merr një pasim në krahun e majtë dhe depërton drejt zonës, shmang bukur Canën dhe gjuan drejt zonës, por pret në pozicion Berisha.
12′ Pasim mjaft i mirë për gashin i cili gjendet krejtësisht i lirë, por ndalet loja për pozicion jashtë loje
09′ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Agollin në krahun e majtë, mbrojtësi kroson drejt zonës, por largojnë topin danezët, dyshohet për një prekje me dorë, por arbitri nuk mendon kështu.
05′ Shqipëria pret kundërshtarin në gjysëmfushën e vet, ndërkohë danezët nuk janë kërcënues.
02′ Goditje dënimi për kuqezinjtë, por që shëndrohet në kundërsulm për danezët që nisen me shpejtësi drejt portës së Berishës, për fat të mirë asnjë kërcënim, pasi largojnë topin mbrojtësit.
01′ Ka filluar supersfida, topin e parë e luajnë danezët.

FORMACIONET ZYRTARE
Danimarka: Shmajkwll, Jakobson, Ager, Kjaer, Durmishi, Sisto, Kvist, Krohndehli, Jojberg, Bendtner, Jorgensen.
Shqipëria: Berisha, Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Gashi, Lenjani, Cikalleshi.
Gjyqtar: Uilliam Kollum

KUQEZINJTE PUSHTOJNE KOPENHAGENIN
Panorama Sport shkruan se tifozët kuqezinj kanë “pushtuar” qendrën e qytetit të Kopenhagen duke kërcyer dhe kënduar valle e këngë shqiptare. Dëgjohen gjithashtu edhe thirrjet: “Shqipëri Etnike”. Më pas ata nisën marshimin drejt stadiumit “Telia Parken” ku do të zhvillohet edhe sfida e sotme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb