Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të takohet për herë të dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një raund të ri të dialogut që ka rinisur më 15 qershor. Fuqitë ndërkombëtare u kërkojnë të dyve të negociojnë për ta arritur një kompromis që do të sillte marrëveshjen finale, e cila synohet të jetë zgjidhja përfundimtare për problemet mes dy vendeve.

Vite më parë, kur ditën e natën mblidhte aktivistë rrugëve të Prishtinës për t’i kundërshtuar negociatat me Serbinë, opozitari shumë i zëshëm, Albin Kurti u thoshte atyre se me Beogradin duhet të negociohet ashtu siç kishte bërë Adem Jashari në luftë.

“A e dini qysh ka negociu Adem Jashari me Serbinë?”, pyeste Kurti, ndërsa një aktivist, i cili donte ta dëgjonte më të plotë idenë e Kurtit, e pyeste “Qysh?”.

“Eh qajo është puna”, i ishte përgjigjur Kurti atij në këtë rast, duke lënë të nënkuptohet krejt qartë për çfarë “negociatash” e kishte fjalën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb