TIRANE- Për të gjithë ata që ndoshta e kanë harruar këtë moment, le të risjellim edhe një herë fotot kur aktorja e mirënjohur e Hollywood-it Angelina Jolie vizitoi Mitrovicën.

Ishte vitit 2002 kur Angelina Jolie ka shkuar në Kosovë , pikërisht në qytetin e Mitrovicës për të ndihmuar disa fëmijë te varfër.

Aktorja amerikane në atë kohë ishte pjesë e UNCHR-it. Jolie ka marrë njohje të gjerë për punën e saj humanitare nga shoqata botërore. Ajo është nderuar me titullin “Ambasadore e vullnetit të mirë”, një titull i dhënë nga UNHCR-ja për punën e saj model ne këtë fushë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb