Bora Zemani ka qenë padyshim emri më i përfolur muajt e fundit në showbizin shqiptar. Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, u përfshi në lajmet rozë pas takimit të “famshëm’ në “Big Brother Vip” me Donald Veshajn.

Por ndërsa historisë së saj me Donaldin ajo në një farë mënyrë “i vuri kapakun” duke mos komentuar e treguar më asgjë, ditën e sotme sytë kanë rënë sërish mbi të.

Por kësaj here për diçka që askush nuk e priste.

Në Instagramin e saj, Bora Zemani ka njoftuar se sot në mbrëmje ajo do të publikojë këngën e parë që mban titullin “Nuk jam si ti”.

Kjo vjen si një “sfidë” për Donaldin dhe Beatrix-ën, të cilët po ashtu së fundmi kanë publikuar nga një këngë të re.

“Nuk jam si ti”, surpriza ime për ju njerëz! Mezi pres të ndaj me ju këngën time”, shkruan ajo.

Megjithatë mbetet për t’u dëgjuar kënga e Borës për të parë se cili është mesazhi që dëshiron të përçojë.

Screenshot 2022 04 01 184007

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: