Akademiku Artan Fuga ka komentuar lidhur me metodën e krahasimit e cila përdoret sipas tij sa herë që në Shqipëri ndodh diçka e keqe duke e krahasuar me fenomenet e ngjashme që ndodhin në vendet e tjera.

Fuga shtron pyetjen se pse Shqipëria duhet të jetë vendi ku mblidhen të gjitha të këqijat e botës dhe kritikon metodën e krahasimit të përdorur sa herë që një fenomen i keq ndodh në Shqipëri.

 

STATUSI I ARTAN FUGËS

Artan Fuga

Metodë krahasimi

———————————————

Kur na bie tërmeti, shkatëron ndërtime dhe le jashtë njerëzit, qenkemi si në Itali,

kur futemi në krizë dhe ekonomia në kolaps, qenkemi si në Greqi,

kur shkatërrojmë mjedisin qenkemi si në Kanada,

kur u vemë flakën pyjeve duke shfarosur kafshët, qenkemi si në Australi,

kur ikin shqiptarët qenkemi si në Siri,

kur kemi zgjedhje pa votim të deputetëve nga elektorati qenkemi si në Spanjë,

kur boshatisim territorin nga banorët, qenkemi si në Hënë,

kur ndërtojmë binara që na marrin frymën qenkemi si në Nju Jork,

kur kemi krime me vrasje, atentate, rrëmbie, grabitje personi, qenkemi si në Far Ëest,

kur kemi varfëri qenkemi si në Kinë.

Kur ulurasim për dallimet e mëdha pasurore na thonë çfarë keni në gjithë botën ka sheikë si në Arabinë Saudite.

Kur nuk kemi prodhim bujqësor qenkemi si Monako!

Vrasjet? Pse në Shtetet e Bashkuara nuk ka vrasje?

Protestat dhe gazi lotësjellës ??? Qenkerkëmi si në Paris!

O Zot për të justifikuar çka na ndodh duhet të dëgjojmë këtë logjikë që na krahason me të keqen kudo ndodh!

Pse Shqipëria duhet të jetë haleja ku u mblidhkan të gjitha të këqiat botës!!!

Cfarë është kjo metodë krahasimi!!!

 

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb