Sot ajo është një prej moderatorëve më të njohura shqiptare.

Bora Zemani është kthyer në qendre e vëmendjes muajve të fundit, veçanërisht pas takimit të saj të famshëm me ish-të dashurin, Donald Veshaj, në një nga mbrëmjet e spektaklit Big Brother VIP.

Prezantuesja e Top Channel festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 30-të në një festë luksoze me shumë të ftuar VIP, në të njëjtën ditë që shënoi një tjetër arritje të madhe.

Ajo grumbulloi plot një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke u futur në listën e personazheve shqiptare më të ndjekur në këtë platformë, transmeton telegraf.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bora nder te tjera ka qene një person jo pak i njohur edhe disa vite më parë, kur kishte nisur rrugëtimin e saj si prezantuese në Digitalb.

Zemani në vitin 2016 ishte paraqitur gjithashtu në një nga episodet e hit-serialit komik “O Sa Mirë”, që ka qenë në atë kohë shumë i shikuar.

Në episodin e 78-të të këtij seriali, ajo vjen si e ftuar e veçantë për të takuar nga afër studentët e kolegjit dhe për të zgjedhur një prej tyre për një spot reklamues.

Dukja e saj në atë kohë ishte shumë më ndryshe nga ajo që është sot, por që edhe në atë kohë tiparet e bukurisë ishin të dukshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb