ZVICER- Kur dashuria nuk njeh kufi e as ligj! E tillë është historia e një gardianeje burgu, e cila u arratis së bashku me të dashurin e saj të burgosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 shkurtit. Sipas mediave zviceriane, mësohet se 32-vjeçarja Angela Magdici ka ndihmuar që 27-vjeçari Hasan Kiko nga Siria të linte ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit në Dietikon të Zyrihut (Limmattal). Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy të rinjtë dyshohet se janë arratisur së bashku jashtë Zvicre.

Duket se ndenja mes gardianes dhe të burgosurit, i cili ishte dënuar me 4 vite burg për përdhunim, ka qenë aq e fortë sa ka bërë që Angela të shpërdorojë detyrën. Sakaq, policia është vënë në ndjekje të dy të arratisurve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: